Brauhaus Gusswerk, E VETMJA FABRIKË BIRRE BIO-ORGANIKE NË AUSTRI.

Fabrika Gusswerk është themeluar në vitin 2007.

Dr.Reinhold Barta (Ideologu i Birrës Organike) I diplomuar në inxhinieri dhe teknologji ushqimore, pedagog në kolegjin e Teknologjisë Ushqimore në Vjenë. Mjeshtër i birrës Organike, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i fabrikës së birrës Brauhaus Gusswerk në Salzburg. Somelieri i parë i certifikuar i birrës, i cili e ka udhëhequr rrugën e tij me kreativitet dhe diversitet, bashkëngjitur këtyre standartet dhe inovacionet më të larta cilësore.

Provoni dhe zbuloni shijet e veçanta të cilësisë së vërtetë organike nga Salzburgu, të punuara me dorë dhe te vlerësuara çdo vit me çmimet më të mira nga e gjithë bota.