Politika e privatesise

MBROJTJA E PRIVATËSISË SË TË DHËNAVE


Vila Toscana siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën vila.toscana@yahoo.co.uk

Ne mbledhim vetëm të dhënat e domosdoshme për blerësit (përdoruesit) dhe të dhënat e nevojshme për funksionimin dhe informimin e përdoruesve me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor. Ne u japim blerësve mundësinë për të zgjedhur, duke përfshirë mundësinë për të vendosur nëse ata dëshirojnë apo jo të largohen nga lista e të kontaktuarve me e-mail. Të gjitha të dhënat për blerësit/ përdoruesit mbahen në mënyrë serioze dhe janë në dispozicion vetëm për të punësuarit, të cilëve këto të dhëna u nevojiten për kryerjen e aktiviteteve sipas rregullave përkatëse.

Të gjithë punonjësit e kompanisë Vila Toscana janë përgjegjës për t'iu bindur parimeve të mbrojtjes së privatësisë. Ne nuk angazhohemi as për të përdorur të dhënat e mbledhura për qëllime të tjera, as për t'i përcjellë ato personave të tretë.

Përveç të dhënave të deklaruara, mbledhim, analizojmë dhe përpunojmë të dhëna për produktet që kërkojnë dhe blejnë vizitorët tanë, si edhe për faqet që vizitojnë ata. Ne përdorim ato të dhëna për të përmirësuar shërbimin dhe për te lehtësuar përdorimin.


MIRATIMI DHE NDRYSHIMI I TERMAVE


Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton se përdoruesit kanë dhënë pëlqimin e tyre mbi termat e deklaruara të përdorimit. Vila Toscana angazhohet t'i bindet të gjitha deklaratave, dhe, të gjitha ndryshimet eventuale të kushteve do të bëhen të vlefshme pasi të jenë të postuara në këtë faqe interneti dhe të njoftohet me e-mail çdo përdorues i rregjistruar.