Dasma

Me eksperiencë shumëvjecare në evente dhe dasma, Vila Toscana garanton se shqetësimi juaj i vetëm do të jetë se kë do të ftoni. Ne kemi një skuader e cila do të jetë planifikuesja e dasmës suaj, duke ju shoqëruar që nga momenti i parë, duke bërë të mundur të gjitha shërbimet e nevojshme për dasmën tuaj : një vendodhje magjike, katering i shkëlqyer, dekorim, gjallëri, efekte audiovizuale, fotograf, transport, ftesat  dhe gjithcka që është e nevojshme që endrra juaj të bëhet realitet. Vila Toscana është vendi perfekt për të celebruar evente të ndryshme. Kopështi i bukur, pishina, restoranti dhe arkitektura e vilës e bëjnë vendin perfekt për dasma dhe evente.

Planifikuesi jonë i dasmave do të jetë i lumtur t’iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha shërbimet për organizimin e eventit, si p.sh: fotografin, makinën, buqetën e nuses, dekorimet  etj..për ta bërë ditën tuaj të dasmës speciale  dhe të paharrueshme. Prenotimi i mëparshëm do të na japë ne mundësinë të përgatisim eventin në një mënyrë profesionale dhe të garantuar.

Stafi jonë me eksperiencë  mundëson cdo pajisje audiovizuale për të cilën ju mund të keni nevojë  si dhe përshtatjen e pushimit për kafe, menutë e personalizuara të darkave dhe cdo gjë tjetër për të cilen mund të keni nevojë. Ne do të ishim të lumtur të organizonim menunë  ideale për cdo lloj eventi që ju do të dëshironit të celebronit, nga galatë dhe koktejlet në ngjarjet e biznesit , konferencat, dhe dasmat. Ne organizojmë dhe  e planifikojmë dasmën tuaj në detaje, në mënyrë që ju të përjetoni një ditë të paharrueshme.

Vila Toscana përmbush të gjitha kushtet e nevojshme për të organizuar dasmën tuaj. Një paraqitje e plotë e shërbimit dhe vendeve, drejtuar nga një skuader profesionale me experiencë e cila është në dispozicionin tuaj të plotë për të realizuar dëshirat tuaja.

This post is also available in: English